Shqipëria “toka e premtuar” për aziatikët

Nga Jonida Dama

Vajza nga Mianmar rrëfen si la vendlindjen për Gjirin e Lalëzit

Vajza  aziatike  nga Mianmari i largët  që jeton  në Gjirin e Lalëzit.

Fillimisht ishte kryeqyteti ai që u mbush me emigrantë të tërhequr nga rrogat e mira në sektorin e turizmit, në privat, më pas Gjiri i Lalëzit.

Dena është një vajzë që rrezaton mirësi gjithmonë në një kafenetë më të frekuentura të një komplekseve më të bukura të zonës.

Në hyrje të saj, Dena të pret me një buzëqeshje që të bën të dashurohesh me të.
E pyetur pse zgjodhi Shqipërinë dhe jo një vend tjetër për të jetuar, Dena thotë se Shqipëria ishte më shumë afër zemrës së saj, për shkak të klimës shumë bujare dhe miqësore që i karakterizon shqiptarët.

Por si vendosi të zhvendosej ajo nga Mianmar në Shqipëri?

Dena shprehet se shtetin e saj të vendlindjes e la në gjatë luftës civile dhe vendosjes së diktakturës ushtarake.
Vetëm 22 vjeç, ajo shprehet se Shqipëria i hapi dyert shumë shpejt por familja e tij ka mbetur atje.
A je në destinacionin e ëndrrave?
Dena u shpreh gjithashtu qe shpreson qe më vonë të largohet drejt Amerikës edhe pse puna këtu po i shkon vaj.
Kush të tha për Shqipërinë? Dhe nëse do kishe mundësi të zgjidhje një shtet që të jetoje ku do të ishte?
Ishim një grup miqsh që vendosëm të linim vendlindjen dhe në fund gjetëm një vend në paqe që na përshtatej, me një punë të gatshme në Gjirin e Lalëzit.
Pagesa a është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e përditshme? Nëse do ekzistonte puna e ëndrrave për ty cila do të ishte?
Për momentin po punoj si kamariere, por do të dëshiroja të bëja një shkollë dhe të bëja një punë më të mirëpaguar.
Prindërit ishin dakord që ti të vijë në Shqipëri? Dhe cila ishte arsyeja që do të detyronte të ktheheshe në vendlindje?
Ishin prindërit e mi ata që më thanë që të largohesha nga vendi gjatë trazirave.
Gjëja më e çuditshme që ke hasur në Shqipëri? Çfarë do doje të ndryshoje tek njerëzit?
Klientët e mi janë shumë të sjellshëm dhe të buzëqeshur, nuk kam parë asnjë gjë të çuditshme. Jam shumë e kënaqur.
Si të duket gjuha? E kishe të vështirë në fillim?
Flas shqip, por më shumë klientët e mi kërkojnë që të flas anglisht.
Ta thonë shpesh që ti rrezaton mirësi dhe je njeri solar?
Po e vërtetë, por është diçka normale që të jesh e sjellshme me klientët.

 

Publikuar nga Publik Media