BKH dhe Policia zbatojnë urdhrat
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një operacion kontrollesh në qytetin e Shkodrës, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore. Policia e Shtetit dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po zbatojnë urdhërat e lëshuara nga SPAK, ndërsa aksioni po zhvillohet në disa zona të qytetit.
Burime bëjnë me dije se kontrollet janë pjesë e një hetimi të nisur për dyshime mbi blerjen e votës dhe shkelje të tjera zgjedhore. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Struktura e Posaçme, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të ketë më shumë informacion mbi rezultatet e kontrolleve dhe objektin e hetimeve.