Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale, duke çuar në arrestime dhe procedime penale ndaj disa shtetasve.Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si dhe nga Komisariati i Policisë Nr. 1, janë referuar materialet në Prokurori për një sërë personash të dyshuar për përndjekje, hapje profilësh false dhe komente fyese ndaj qytetarëve.Në një prej rasteve, një 22-vjeçar u arrestua për përndjekjen e një 21-vjeçareje, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve dhe për të ndalur keqpërdorimet në platformat online.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
V. T., 20 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, dy profile false, me të dhënat e një 21-vjeçareje;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin H. V., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 21-vjeçare;