Elvis Miri nën akuzë, fiton tendera në spitale me Allajbeun!

Në vendin tonë mund të  arrestohesh për abuzime por edhe nga burgu ti mund të fitosh  tendera po nga shteti që fut brenda . Një paradoks i madh, pasi Prokuroria vepron “në emër të shtetit”, ndërkohë që vetë shteti i jep këtij personi miliona lekë tendera.

Ky është rasti i Elvis Mirit, pronari i firmës “VALE RECYCLING”, e cila merret me asgjesimin e mbetjeve spitalore. Vitin e kaluar u arrestua dhe qëndroi disa javë në burg, teksa aksionet e kompanisë ia kaloi të afërmve. Me veprime të dyshimta, ai hoqi masën e pezullimit të licencës po me vendim gjykate dhe, në të njëjtën kohë u lirua nga burgu.

Më pas, rimori  “frenat” e kompansië, dhe ka bashkëpunuar me oligarkun Klodjan Allajbeu, i cili tashmë është pronar në mazhorancë te Eco Riciklim, për të fituar tendera në spitale. Të gjitha veprimet për disa javë, teksa disa ditë më parë Prokuroria e Tiranës e mori zyrtarisht të pandehur dhe e dërgoi çështjen në gjykatë.

Elvis Mirin  Prokuroria e Tiranës e akuzon për një tender të mëparshëm të Spitalit Shefqet Ndroqi, të cilën e ka fituar me letra false. Ndërkohë, vetë ky spital e shpalli Mirin dhe Allajbeun fitues të tenderit në vitin 2025!

Njoftimi i fituesit
Njoftimi i fituesit

 Elvis Miri fitoi  para pak ditësh fitoi tenderin e majmë prej 1.2 milionë eurosh nga Senatoriumi. Në datën 2 maj 2025 ai u shpall fitues, teksa në fund të muajit maj, Prokuroria e Tiranës nxori një njoftim ku lajmëronte se kishte përfunduar hetimet për Mirin dhe disa zyrtarë të tjerë për abuzime të mëdha në marrjen e tenderëve.

Por nëse ke abuzuar, përse lejohesh të fitosh sërish para publike?!

Sipas dokumenteve  VALE dhe ECO kanë bashkuar forcat, edhe pse shumë  kohë më parë këto dy firma kanë qenë armike dhe hidhnin akuza për favorizime në procedura të spitaleve lokalë, rajonalë apo universitarë.

Gjithçka ndryshoi kur Allajbeu mori drejtimin dhe u bë aksioner kryesor i ECO, ku ia bleu firmën Arbër Teqjas për 60 mijë euro dhe për 6 muaj të tërheq një divident prej 730 mijë eurosh.

Tenderi i fituar nga këto dy kompani kishte si objekt “evadim i mbetjeve të rrezikshme spitalore, ‘Shefqet Ndroqi’, ndarë me dy lote. “Me anë të këtij njoftimi ju bëjmë me dije se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë BOE ‘V.A.L.E RECYCLING’ dhe ‘ECO RICIKLIM’, me një vlerë 115.856.000 lekë pa TVSH” thuhet në dokumente. Në fund, tenderi është firmosur nga drejtoresha prof. Dr. Silvana BALA.

Vendimi i gjykatës që i hoqi pezullimin firmës VALE
Vendimi i gjykatës që i hoqi pezullimin firmës VALE

Keto dy firma përdorin një skemë të dyshuar kriminale, të asgjesimit të mbetjeve spitalore. Në procedura të mëparshme,  dy firmat kanë patur përplasje    për favorizime për njërën apo tjetrën. Madje, Elvis Miri u arrestua disa muaj më parë, ku qëndroi  vetëm disa javë, pasi ai u lirua dhe me vendim gjykate hoqi edhe pezullimin për të marrë pjesë në tendera.

Elvis Miri u arrestua në qershor të vitit 2024 për abuzime me dokumentet që merrte pjesë në tenderat e mbetjeve spitalore. Ai u akuzua se ka marrë pjesë në mbi 200 tendera për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016, teksa ka akuzohet se ka mashtruar në lidhje me pajisjet e kompanisë.

“Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve’, ‘menaxhimi i mbetjeve’ dhe ‘aktivitetet e rrezikshme’” tha policia në 2024-ën. Krahas tij u akuzuan edhe disa inspektore të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. “Nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë” do të deklaronte policia.

Pas hetimeve dhe arrestimit, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit i pezulloi lejen mjedisore këtij subjekti. Firma i është drejtuar gjykatës Administrative

të Shkallës së Parë, Tiranë, ku ndër të tjera, ka kërkuar sigurimin e padisë për pezullimin e zbatimit të këtij akti. Kjo gjykatë ka pranuar kërkesën “duke pezulluar zbatimin e aktit administrativ deri në zgjidhjen përfundimtare të cështjes administrative”.

Elvis Miri u arrestua në qershor të vitit 2024 për abuzime me dokumentet që merrte pjesë në tenderat e mbetjeve spitalore. Ai u akuzua se ka marrë pjesë në mbi 200 tendera për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016, teksa ka akuzohet se ka mashtruar në
Foto Elvis Miri u rikthye si administrator i firmës “V.A.L.E RECYCLING” në janar 2025

Disa muaj pas hetimeve dhe arrestimeve, Elvis Miri fillimisht u lirua nga gjykata dhe më pas, në muajin janar 2025, u rikthye si administrator i firmës “V.A.L.E RECYCLING”. Operacioni, sipas këtyre dokumenteve dhe veprimeve, rezultoi vetëm një “flluskë”, pasi ai arriti që brenda disa muajsh të rikthehej në tenderat publikë.

Firma e tij konkurroi në tenderin e Spitalit të Shkodrës, teksa për nga vlera u rendit e dyta. Njëri nga anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik e pranoi ankesën e kësaj firme, duke i dhënë të drejtë të marri pjesë.

Në  vendimin e KPP-së, me numër 2434/ 8 prot, i datës 17 nëntor 2023. firma “V.A.L.E. RECYCLING” ankohej për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për një super tender.

Bëhej fjalë për procedurën “shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore, për mbulimin e nevojave spitalore për një periudhë 36 mujore”. Fondi ishte plot 785.788.138 lekë pa TVSH, që parashikohej të bëhej në datën 14 prill 2023.

Ndërkohë, ankesa u pranua pasi Ministria “jo vetëm nuk po nxit pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik, por përkundrazi po e kufizon atë vetëm drejt një subjekti të vetëm, e konkretisht shoqërisë se paracaktuar prej tyre”. Në fund, Ministria e anuloi procedurën.

Duket qartë që akuzat nga  Prokuroria e Tiranës për Elvis Mirin e kanë bërë më të fortë seose kontratën me Senatoriumin ai e ka 4 vjeçare, ndërkohë që po pret të tjera procedura!

Publikuar nga Publik Media