Milan-Inter, mbyllen 90 minutat me këtë rezultat. Derbi rezervon të tjera emocione
Po luhet në këto momente një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit europian, derbi Milan-Inter, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat e bardha 0-0. Interit iu mohua një gol, i cili u anulua nga sistemi VAR, teksa zikaltrit pretenduan edhe për një penallti.
Fraksioni i dytë i lojës nis vrullshëm, teksa këtë herë ka një moment të dyshimtë në zonën e Interit. Kalinic rrëzohet nga një kontakt me Joao Marion dhe pretendon për penallti, por loja vazhdon.
Në minutat e mbetura të dy ekipet kanë mundësitë e tyre për shënim, por nuk arrijnë dot të gjejnë rrugën e rrjetës.
Barazim 0-0 dhe tashmë do të luhen kohët shtesë 2 pjesë nga 15 minuta për të përcaktuar fituesin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



