Myslim Murrizi
Kur KAS merr vendim si shenja e organit gjenital të vendosur tek vota e Braçes, nuk mund të bëj sehir se po prish unitetin e partisë.
Megjithë konsideratën që kam për ndonjë anëtar të KAS-it si profesionist apo individ me integritet, ky vendim absurd i KAS gjatë “rinumërimit” është një vendim bastard që duhej të ishte marrë para procesit të votimit, pra para datës 11 maj.
Nëse para votimit KQZ, bazuar në një vendim të KAS, nxori një manual ku shpjegonte se çdo shenjë dalluese e qartë që shprehte qartësisht vullnetin e zgjedhësve do të konsiderohej votë e rregullt dhe e vlefshme për çdo kandidat, nuk mund të nxjerrë tjetër vendim pasi ka mbaruar procesi i votimit, ose i bie që këtë vendimin e dytë ta gjejë vend ku ta fusë që të kënaqen vetë.
Kjo do të thotë që, pasi ka mbaruar një ndeshje futbolli dhe ekipet, tifozët edhe opinioni publik e di fituesin, arbitrat e VAR-it kujtohen të anulojnë “golat” dhe rezultatin një muaj më pas, pasi shohin me vëmendje pamjet në VAR.
Asnjë kandidat për deputet në listën e hapur nga PD, PS apo çdo subjekt tjetër politik nuk ka qenë numërues; madje asnjëri prej tyre pothuajse nuk ka pasur numërues në të gjithë Shqipërinë, sepse me Kod Zgjedhor numëruesit i emëron apo cakton partia.
Kështu që këto lajme për “vjedhje” votash, “trafikim” votash apo “tjetërsim” votash nga njëri kandidat tek tjetri, shitjani si lajm vetëm qenve të kategorisë tuaj mediatike, se nuk ka asnjë mundësi një kandidat të “vjedhë” votën e një kandidati tjetër, sa kohë që votat janë numëruar nga 4 numërues për çdo tavolinë, ku 2 janë të pozitës dhe 2 të opozitës.
Fakti që nga ky “rivlerësim” votash, se rinumërim nuk mund të quhet kurrë, rezulton se numri i votave të hequra ndaj kandidatëve është 5-6-7 herë më i madh se numri i votave që u shtohen shumë pak kandidatëve, tregon qartë se numëruesit e KQZ, bazuar në vendimin e KAS-it organo-seksual, kanë hequr vota kandidatëve që gjatë numërimit me numërues politik, sipas manualit që kishte shpërndarë përpara zgjedhjeve KQZ, ishin konsideruar vota të vlefshme për çdo kandidat.
Që të kishte trafikim vote, minimalja do të duhej që numri i votave që kishin “tepër” kandidatët që u është hequr vota, të ishte pothuajse i barabartë me numrin e votave që kishin mangut kandidatët e tjerë.
Por kur shoh që 27 kandidatëve të PD u janë hequr në total deri tani 705 vota dhe 10 kandidatëve të tjerë u janë “shtuar” gjithsej 130 vota, e po kështu 32 kandidatëve të PS u janë hequr 1724 vota dhe 5 kandidatëve u janë “shtuar” gjithsej 70 vota, kjo është një lojë e pistë dhe e ndyrë e KQZ bashkë me KAS për 1 deri në 2 individë të caktuar, që t’u hiqet mandati për t’ia dhënë dikujt tjetër.
E meqë Erion Braçe nuk e thotë dot, atëherë po e them unë: Erion, pyet Ramën, Damianin ose Ballën të ta tregojnë se përse u pranua në heshtje ky pazar “rinumërimi”; ose pyet Celibashin për kë ka marrë urdhër që t’i japë mandatin, se mua më duket që i gjithë ky proces farsë, fallco dhe me dy standarde, është bërë që të marrë mandatin e Oltës në Tiranë Blerina dhe ndoshta në Fier në vend të Zeqinës së Gazit të vijë Zeqineja e Ramës.
Ky vendim banal, absurd dhe bastard i KAS-it duhet të ankimohet patjetër në Kolegj Zgjedhor, sepse nuk mund të ndryshojnë kurrë rregullat e lojës pasi të ketë përfunduar ndeshja.
E ftoj publikisht PD dhe përfaqësuesin e saj në KQZ, z. Besart Logu, që të përgatisë ankimimin për në Kolegj Zgjedhor, nëse PD nuk është pjesë e këtij skenari të qelbur, se PS nuk bën dot asnjë hap po nuk foli kreu i organizatës.
Nëse PD dhe përfaqësuesi Logu nuk do ta bëjnë këtë ankim, atëherë po ju garantoj që do ta bëj unë personalisht, qoftë edhe për një votë të vetme që qytetarët kanë dhënë për mua e që u është hequr nga ky vendim palaço, nga palaçot prezervativë të KAS-it, duke marrë firmën e një subjekti tjetër politik që ka qenë në koalicion me PD.
Të ndenjurit rresht dhe heshtja nuk kanë lidhje me mua, e as ma ndjen fare se mund të mërziten një grusht individësh brenda apo jashtë PD, qofshin këta edhe mender “lidera” apo “udhëheqësa” imagjinarë 3D, që nuk kanë asnjë votë nga qytetarët në mandatin e tyre të pshurrur e të “vjedhur”, duke u futur në listën e mbyllur si dhjaksa të pështirë.