E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!
Lajme

Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

Zegjinë Çaushi, përjetoi emocione të forta pas rinumërimit të votave në Fier, pasi brenda pak orëve, e humbi dhe e rimori mandatin e deputetes, pas dorëheqjes së koleges së saj, Maldrita Bardho.

Analisti Andi Bushati, ka komentuar në emisionin “TOZ” në MCN TV, fenomenin “Zegjine”.

“Rasti i Zegjinesë, nuk është fati personal i asaj bibës. Po të pyesësh këdo që është marrë me fushatën në Fier, thonin nuk varej as nga Belinda, por ishte porosi e Ramës, ti vë këtë Gaz Bardhit se më ka sharë vëllain.

Çfarë vlere ka që u bë rinumërimi? Thotë ai (Rama) jep dorëheqjen dhe e jep. Me këtë mënyrë autokratike, pashë një skenë të llahtarshme në bashkinë e Vlorës. Këta që pretendojnë se jetojmë në demokraci, pushteti lokal dhe ai qëndror janë të ndarë, nuk mund të shkojë kryeministri të shkarkojë të gjithë bashkinë dhe kryetari i bashkisë të rrijë si këlluf.

Pse vazhdon vjedhje masive te Bankers? Pse vazhdon ajo posaqi me inceneratorët? Sepse në autokraci vdes çdo mekanizëm kontrollues. Po bëre shtet të një njeriu, që kush ka leje të vjedhë, vazhdon të vjedhë, ndodh edhe inceneratori dhe Patoz Marinza. Nuk ka as drejtësi, as SPAK, që të hetojë.

Fakti i Zegjinesë, që është një bibë e pilotuar nga Edi Rama, tregon se shumica, qindra mijëra shqiptarë, sillen si mini Zegjine, si biba që i shërbejnë pasurimit të një njeriu të vetëm”, tha Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.