I pendurari i drejtësisë rrëfen planet për të goditur kreun e SPAK

Dërgojani fjalën te familja, Altin Dumani në shënjestër të krimit

I penduar i drejtësisë, Erjon Alibej, i në dosjen “Plumbi i Artë” ka zbuluar në GJKKO biseda nga burgu 302 ku flitet për kërcënimin e familjes së tij dhe goditjen e kreut të SPAK, Altin Dumani. Urdhrat për frikësim vijnë nga eksponentë të krimit të organizuar që e konsiderojnë Dumanin pengesën më të madhe në rrëzimin e perandorisë së tyre.

“Dërgojani fjalën te familja”, Altin Dumani në

Kreu i SPAK, Altin Dumani, Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj

Sot, në një seancë të rëndësishme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), dëshmoi Erjon Alibej, bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen e bujshme “Plumbi i artë”. Ai dha detaje për atentatin e 1 nëntorit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur në mbikalimin e Shkozetit, ku të dyshuar janë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Dëshmia e Erjon Alibej në ka zbuluar edhe disa kërcënime të forta ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Bashkëpunëtori i drejtësisë tregoi se gjatë qëndrimit në burgun 302, kishte përgjuar një bisedë të bërë mes Redjan Rrajës dhe Viktor Ymerit, ku diskutohej për kërcënime të mundshme kundër tij dhe familjes, për shkak të rrëfimeve që po jepte në SPAK mbi ngjarjet kriminale.

Sipas Alibejt, biseda ishte zhvilluar përmes dritareve të dhomave në burgun e sigurisë së lartë, ku ai kuptoi qartë se Rraja dhe Ymeri po diskutonin mbi mënyrat për ta frikësuar.

“Redjani doli nga dritarja dhe bisedoi me Viktorin. Viktori e pyeti: ‘Si po ju shkon procesi?’ dhe Redjani i tha: ‘Po interesohet shoku’. E kuptova që i referohej Plarentit. Më pas tha: ‘Është një njeri që po bën namin në SPAK’, duke iu referuar prokurorit Altin Dumani. Pastaj tha: ‘Dërgojini fjalë aty ku i dhemb më shumë – te familja’. Dhe përmendi ‘Krymin’, e kishte për mua. Më shanin mua dhe prokurorin,” – dëshmoi Alibej.
Ai shtoi se kërcënimet nuk ishin vetëm personale, por kishin si objektiv edhe goditjen e kreut të SPAK, Altin Dumani, për shkak të hetimeve të thelluara mbi grupet kriminale dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Seanca u tensionua në momentin kur Plarent Dervishaj ndërhyri nga kafazi:

“Të erdhi keq për prokurorin ty, apo se t’u përmend familja?” – i tha ai me ironi Alibejt, duke shtuar klimën e tensionuar në sallën e gjyqit.
Alibej vazhdoi me dëshminë e tij, duke shpjeguar se kishte përdorur disa pseudonime në aplikacionet e enkriptuara të komunikimit. Në Encrochat kishte emrin “Noku”, ndërsa në Sky ECC përdorte “Lizz” dhe “Kumi”. Ai tha se komunikonte me Plarent Dervishajn përmes këtyre kodeve.

Më tej, ai përmendi edhe emra të tjerë të përfshirë në komunikime dhe informacione që kishte grumbulluar:

“Ilir Sharri është ai i cigareve. Ai më solli pamje filmike pas atentatit që i bënë Plarentit. Kishte një BMW Serie 5 që ishte djegur. Pamjet mi sollën me një USB. I kërkova që të shihja nëse njihja ndonjë nga autorët. Por nuk munda ta ndihmoja – nuk njoha askënd në ato pamje.”
Alibej përmendi edhe lidhjet mes grupeve të ndryshme kriminale dhe rolin që kishin individë të caktuar pas atentateve të shumta:

“Arben Muça është mik i ngushtë i Talo Çelës. I kam dërguar Plarentit një foto të vëllait të tij pas ekzekutimit të vëllezërve Haxhia, që e kisha marrë nga sistemi TIMS. Nga informacionet që kisha, Talo Çela kishte futur vëllain e Ben Muçës për të më ekzekutuar mua. Kishim probleme edhe me punonjësin e Elbasanit, i cili vononte informacionet me 5-6 minuta nëse ishte në punë.”
Dëshmia e Alibejt jo vetëm që hedh dritë mbi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, por përforcon edhe dyshimet mbi përpjekjet për të goditur drejtësinë në nivelet më të larta, përfshirë edhe prokurorin Altin Dumani, i cili ka marrë përsipër hetime të rëndësishme kundër grupeve të strukturuara kriminale.

Atentatin ndaj Ndojës, Alibej: Plarent Dervishaj 300 mijë euro për të fshirë provat

Erjon Alibej, i cili po dëshmon në gjyqin në GJKKO për atentatin ndaj Arjan Ndojës në vitin 2019, thotë se e dinte se pas kësaj ngjarjeje qëndronte Plarent Dervishaj. Ai zbulon edhe bisedat me Dervishajn,  i cili sipas tij, i kishte thënë se Redjan Rraja kishte dashur që të futej në automjet për të marrë pjesë në atentat.

“Redjan Rrajën e kam dëgjuar përherë të parë në televizor. E dija që pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja ishte Plarent Dervishaj. Pas atentatit të prokurorit, kemi biseduar gjatë. U zbulua shpejt si ngjarje, sepse personat që bënë atentatit kishin lënë syze, nuk i kishin djegur makinat, ishin trembur kur kishin disa persona afër dhe gabuan. Më thotë Plarenti që e kam shok të ngushtë Redjan Rrajën, dhe donte të futej në makinë me zor që të merrte pjesë dhe ai. Plarenti më thotë që jam duke u interesuar për të fshirë provat në laborator. Më tha që i kishin kërkuar 300 mijë € dhe po priste përgjigje. Kjo ka qenë pjesa kur Redjan Rraja është përmendur për herë të parë. Unë i dërgoja informacione Plarentin, sepse në atë periudhë donin të me ekzekutonin me snajper.

Por atë në atë kohë, donin të vrisnin edhe Plarentin me snajper te një lokal të Vollga. I thashë bëj kujdes. Kur shpëtoi prokurori, diskutova me Plarentin që Arjan Ndoja shkonte në një lokal në Gjirin e Lalzit dhe fliste që po përgatitej ta godiste atje. Aleksandër Lahon nuk e mbaj mend mirë, Plaurenti nuk e llogariste fare. Fliste gjithmonë, thonte janë mbyll fare. E kishte te prokurori fokusin.”, ka dëshmuar Alibej.

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn! Nxirret nga salla

Përplasje mes Plarent Dervishajt dhe Erjon Alibejt në GJKKO ku po zhvillohet seanca për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019.

Dervishaj, i akuzuar se ka urdhëruar atentatin, ka ofenduar nga gruaja Alibejn, i cili po dëshmon për këtë ngjarje në cilësinë e të penduarit të drejtësisë.

Kjo ka bërë që togat e zeza ta nxjerrin atë nga salla.

Dervishaj përplaset me Alibejn në GJKKO: Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim

Para se të nxirrej nga salla e gjyqit, Plarent Dervishaj i drejton Erjon Alibejt pyetjen nëse ai ka qenë i gatshëm që të merrte pjesë në atentatin ndaj Arjan Ndojës. Alibej pranon se i ka thënë që nëse dëshiron të marrë pjesë atentatin që Dervishaj planifikonte t’i bënte Ndojës në një lokal në Gjirin e Lalzit pasi i shpëtoi ngjarjes së 1 nëntorit 2019.

Në një tjetër moment, Dervishaj, teksa i drejton pyetjen nëse kanë bërë biseda bashkë për të vrarë njeri në Dubai, Itali e Spanjë apo për tentativat e Alibejt për të vrarë Franc Çopjan dhe të vëllanë e tij. Teksa Alibej i drejtohet ‘kolegët e tu të punës’, Dervishaj i thotë se Altin Dumani ia ka dhënë informacionet gabim.

Në një tjetër moment, Alibej thotë se Plarenti s’i ka përmendur arsyen se pse donte ta vriste Arjan Ndojën.

“Nuk mbaj mend të më ketë përmendur Plarenti pse donte ta vriste prokurorin. Se jam takuar me Plarentin nuk do të thotë që mund ti thoja e të më thoshte gjithçka. S’e mbaj mend të më ketë dhënë një shkak, seç flitej për atentatin që i bënë Plarentit, dhe ky dyshonte për këta të fundit për diçka që kishte të bënte me portin e Durrësit.”, thotë Alibej.

Pjesë nga debati mes tyre në gjyq:  

Plarent Dervishaj: Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin e Arjan Ndoj? Ka qenë me dëshirën tënde apo me imponim nga ana ime?

Erjon Alibej: Duke e ditur qe nuk e kishte nevojën për mua, ia thashë unë. I thashë a do të vij dhe unë të marr pjesë? Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te një lokal në Gjir të Lalzit. Duke ditur qe ai nuk ma kishte nevojën, ia thashë që ai të kuptonte që dhe unë po bëja diçka për të. Unë arsyen nuk e kam ditur kurrë, pse ai donte ta vriste.

Plarent Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua, gabohesh në kohë në orë dhe në personat që përmende. Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali, Spanjë? Për tentativat që ke bërë ti për vrarë Franc Çopjan me vëllain…

Erjon Alibej: Kolegët e tu të punës?

Plarent Dervishaj: Altin Dumani ti ka dhënë informacionet gabim djalë. Sqaroje ça kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?

Publikuar nga Publik Media