Renis Dobra dyshohet se është mbytur, ka mavijosje në qafë
Ky është 23-vjeçari Renis Dobra, i rrëmbyer të martën dhe më pas i vrarë duke ia hedhur trupin në liqenin e Shkopetit, në Ulëz.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se kemi të bëjmë me një krim të organizuar, ku i riu fillimisht është rrëmbyer e më pas vrarë.
Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë, në pjesën e qafës, hetuesit kanë konstatuar mavijosje. Kjo ka ngritur dyshime që i riu të jetë mbytur fillimisht, e më pas trupin ia kanë futur në makinë e këtë të fundit e kanë hedhur në liqen.
Viktima është gjetur në anë të liqenit.
Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë ende në vijim, ndërsa theksojmë se denoncimi për zhdukjen e të riut është bërë nga babai i tij.