E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Numërohen 98% e votave, ish-futbollisti i famshëm i Milan drejt presidencës së Liberisë
Sport

Numërohen 98% e votave, ish-futbollisti i famshëm i Milan drejt presidencës së Liberisë

Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve tha se me 98.1% të votave të numëruara, Ëeah i Koalicionit për Ndryshim Demokratik kishte fituar 61.5% të votave. Kundërshtari Joseph Boakai është shumë prapa me 38.5%.

Ai fitoi raundin e parë në tetor me 38.4% të votave, krahasuar me 28.8% të z. Boakai, 73 vjeç. Dështimi i tij për të siguruar një shumicë të drejtpërdrejtë detyroi një balotazh, shkruan BBC.  Weah luajti për një sërë klubesh futbolli, duke përfshirë AC Milan, Chelsea dhe Paris St-Germain, dhe është i vetmi futbollist afrikan që ka fituar si çmimin si lojtari i vitit dhe Topin e Artë në vitin 1995.

Ai hyri në politikë pas daljes në pension në vitin 2002 dhe aktualisht është senator në parlamentin e Liberisë.

Liberia, e themeluar nga skllevërit e liruar amerikanë në shekullin e 19-të, nuk ka pasur një transferim të qetë të pushtetit nga një president i zgjedhur në tjetrin për më shumë se 70 vjet.

Zonja Sirleaf e mposhti z. Ëeah në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2005, pas përfundimit të një lufte brutale civile.

Sfidat ligjore vonuan votimin për të zëvendësuar zonjën Sirleaf, dhe pjesëmarrja ishte e ulët. Më shumë se dy milionë njerëz kishin të drejtë të votonin në vendin e 4.6 milion njerëzve.

Zonja Sirleaf mori detyrën në vitin 2006, pasi paraardhësi i saj, Charles Taylor, u detyrua të largohej nga rebelët në vitin 2003, duke i dhënë fund një lufte të gjatë civile.

Taylor po vuan dënimin prej 50 vjet burg në Britani të Madhe për krime lufte lidhur me konfliktin në Sierra Leonen fqinje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.