E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liperi: Kanabisi dhe marrëveshja Basha-Rama, shkaktuan rënien e euros në Shqipëri
Lajme

Liperi: Kanabisi dhe marrëveshja Basha-Rama, shkaktuan rënien e euros në Shqipëri

Kryeredaktorja e revistës ekonomike “Monitor”, duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se kultivimi i kanabisit në Shqipëri shkaktoi rënien e euros në vend, në nivelin më të ulët prej 10 vitet e fundit. Liperi u shpreh se kjo rënie shpjegohet me futjen e eurove në qarkullim në Shqipëri, si pasojë e shitjes kanabisit.

“Në fakt për një afat të shkurtër, ka pasur para shumë të madha që kanë hyrë në ekonomi. Sigurisht që është e pamundur të maten, është para informale. Këtë situatë e kemi ndjekur që vjet në fund të vitit të kaluar dhe ka patur dy ndikime të dukshme. E para ishte në kursin e këmbimit, dhe e dyta pati një rritje të madhe të blerjeve kesh të shtëpive, me çmim të rritur. Këto dy element, vërtetonin se në ekonomi po futeshin një sasi e madhe parash.”-  u shpreh Liperi.

Ndërkohë euro ra ndjeshëm edhe gjatë marrëveshjes Rama-Basha, si dhe përgjatë zgjedhjeve të 25 qershorit, duke shpjeguar se shumë euro u përdorën pë fushatë zgjedhore.

“Element i tretë që u vu re ishte përhapja e parave që vijnë nga droga në ekonomi, është ditën e zgjedhjes. Në ditën që u nënshkrua marrëveshja Rama – Basha, pati rënie të euros që shkoj në 131 euro, rënie kjo që nuk ka ndodhur në 10 vitet e fundit.” – shtoi më tej, Liperi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.