E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lamtumirë, At Nikollë Marku – Shqipëria humbi një patriot të vërtetë
Lajme

Lamtumirë, At Nikollë Marku – Shqipëria humbi një patriot të vërtetë

Naim Noka

Shqipëria u zgjua sot me një boshllëk të madh në zemër: ka ndërruar jetë At Nikollë Marku, një ndër figurat më të dashura e më të respektuara të kishës dhe kombit. Me ikjen e tij, vendi humbi një burrë të urtë, një atdhetar të devotshëm dhe një zë të rrallë që fliste me guxim, drejtësi dhe dashuri për popullin.

Për shumë shqiptarë, At Nikolla nuk ishte thjesht një prift, ai ishte një udhërrëfyes shpirtëror dhe moral, një mbrojtës i të vërtetës dhe një ikonë rezistence përballë padrejtësive. Ai qëndroi pa u lëkundur në besimin e tij për një kishë shqiptare, të pavarur nga ndikimet politike dhe fetare të huaja, duke fituar respektin e të gjithë atyre që e njihnin dhe e ndiqnin.

Fjalët e tij ishin gjithmonë të forta, por të sinqerta. Ai i foli kombit si bir i tij, por edhe si prift që e donte me gjithë shpirt këtë popull dhe këtë tokë. Në një kohë kur shumë heshtin, At Nikolla guxonte të fliste. Në një vend ku shpesh besimi përdoret për interesa, ai e jetoi besimin si një mision fisnik, në shërbim të Zotit dhe të shqiptarëve.

Sot, besimtarët humbën një njeri të madh, një shpirt të ndershëm e të përkushtuar. Kombi humbi një zë që nuk do të harrohet lehtë. Por veprat e tij, fjala e tij dhe shembulli i tij do të mbeten përherë të gjalla në kujtesën tonë kolektive.

Zoti e pastë në mëshirën e Tij, At Nikollën.

U prehsh në paqe të amshuar!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.