E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa ndikoi kanabazimi i vendit në shkarkimin e ish-ministrit Tahiri?
Lajme

Sa ndikoi kanabazimi i vendit në shkarkimin e ish-ministrit Tahiri?

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një interviste për emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, ku po bën një rezyme të vitit politik 2017, i ktheu përgjigje gazetarit lidhur me pyetjen se sa ka ndikuar kanabisi në shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Ramës, ka pasur zero ndikim nga kjo, ndërsa u shpreh se arsyet i ka dhënë më herët, ndonëse më herët pranoi se “Rasti i Tahirit na ka vënë në pozitë të vështirë. S’ka qenë ngjarje e mirëseardhur. Duhet të presim deri në fund për të marrë vesh të vërtetën”.

Më tej kryeministri u shpreh se ky do të jetë viti i fundit i drogës, pasi sipas tij, viti 201 do të sjellë fitoren e padiskutueshme të shtetit ndaj kanabisit.

Kujtojmë se Rama është shprehur më herët se arsyeja e largimit të Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, lidhej me angazhimet e këtij të fundit në fushatën zgjedhore, ku drejtonte atë të qarkut të Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.