E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Sa kushtojnë  bluza  dhe atletet e reja të Edi Ramës
Our Story

FOTO/ Sa kushtojnë bluza dhe atletet e reja të Edi Ramës

“…të tjerat pastaj janë histori këpucësh!” Me këtë batutë e mbylli kryeministri Edi Rama intervistën e tij për emisionin “Top Story” të Sokol Ballës mbrëmjen e së enjtes. E kishte si një shigjetë për këpucët e Monika Kryemadhit, por ndoshta jo vetëm për ato.

Ndoshta për të na bërë që të mos flasim për për këpucët dhe paraqitjen e kreut të qeverisë në zyrën e tij të hartave që tërhoqi jo pak vëmendjen e shikuesve. Sidomos mungesa e një këmishe apo e një kravate. Shumë nisën të pyesin çfarë është kjo bluzë që mban veshur kreu i qeverisë në prime time” të një ekrani kombëtar?

Nga një kërkim i thjeshtë në internet shihet se ajo është “Y-3”, prodhim i “Adidas”, e preferuar e kryeministrit. Vihet re se ajo kushton rreth 60 dollarë ose rreth 70 mijë lekë të vjetra me kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë të së enjtes.
E njëjta gjë edhe për atletet e bardha. Edhe ato janë “Y-3 Adidas” dhe kushtojnë në internet rreth 320 dollarë (ose 380 mijë lekë të vjetra).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.