Dekorin në këngën e Top Channel e kemi parë në këtë dasëm VIP shqiptare!
Ka qenë një nga dasmat Vip më të komentuara dhe më të pëlqyera në rrjete sociale, ku përmes nuses dhe dhëndrit edhe dekori dhe atmosfera e krijuar lanë goxha mbresa.
Bëhet fjalë për dasmën e cila çeli dhe sezonin e dasmave VIP për këtë vit e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës.
Të gjithë e kujtojmë “pyllin e magjepsur”, që çifti zgjodhi si temë për dasmën e tyre, ku spikatën dritat e shumta e të vendosura plot shije. Por duket se këtë ide të tyre e shohim të “huazuar” edhe diku tjetër.
Nëse do të përqendroheshim në këngën përshëndetëse të fundvitit nga Top Channe shohim se arredimi është identik me atë të Orindës dhe Turit, pikërisht në pjesën e altarit.
Të ketë qenë rastësi, apo dasma e çiftit të njohur ka dhënë një spunto të mirë për realizimin plot atmosferë të këtij klipi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


