E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria, e dyta më e palumtur në Europë pas Ukrainës
Lajme

Shqipëria, e dyta më e palumtur në Europë pas Ukrainës

Raporti Botëror i Lumturisë 2025 ka nxjerrë Shqipërinë si vendin e dytë më të palumtur në Europë, duke lënë pas vetëm Ukrainën – një vend që prej më shumë se dy vitesh gjendet në luftë.

Me një rezultat prej 5.4 pikësh, Shqipëria renditet pranë fundit të listës, duke lënë pas disa vende të rajonit, por shumë larg mesatares europiane.

Kjo “arritje” e veçantë tregon një realitet ku qytetarët ndihen të pakënaqur me jetën e tyre, pavarësisht mungesës së një konflikti të armatosur. Faktorët që ndikojnë në këtë renditje përfshijnë nivelin e ulët të besimit tek institucionet, problemet ekonomike, emigracionin masiv dhe cilësinë e shërbimeve publike.

👏 Urime qeverisë Rama – më në fund një renditje ku jemi afër majës së Europës… por fatkeqësisht, në anën e gabuar të tabelës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.