E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti dhe Donika Kadaj lirohen nga paraburgimi
Lajme

Albin Kurti dhe Donika Kadaj lirohen nga paraburgimi

28Deputetët e VV’së Albin Kurti dhe Donika Kadaj – Bujupi janë liruar sot nga paraburgimi. Ata po akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Të akuzuarit e tjerë janë edhe deputetët e po të njëjtës parti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli

Trupi gjykues ka vendosur që shpallja e aktgjykimit të bëhet me 3 janar 2018 ora 13:00

Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës u dëgjua fjala përfundimtare e prokurorit dhe mbrojtjes, po ashtu edhe të të akuzuarve.

Deputeti i VV-së Albin Kurti në fjalën përfundimtare të tij, ka thënë se veprimet e tij dhe të tre të akuzuarve të tjerë, janë padëgjueshmëri parlamentare e jo vepër penale.

Katër deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Por, prokurori ka liruar nga një akuzë Faton topallin, atë për “mbajtje në pronësi të armës”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.