E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Benet Beci vjedh dhe me tenderin e drruve të zjarrit
Denoncime

Benet Beci vjedh dhe me tenderin e drruve të zjarrit

Shpall fituese firmën që kërkoi 62 MLN më shumë

Një rast shqetësues në tenderat publikë ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës, ku tenderi për blerjen e druve të zjarrit dhe peletit është fituar nga një firmë që kërkoi shumën më të lartë, duke rrezikuar buxhetin e qytetit.

Tenderi me numër reference REF-51068-06-13-2025 ishte i hapur dhe mbi kufirin e lartë monetar, ndërsa fondi limit i përcaktuar nga Bashkia ishte 27,500,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 330 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Fituesi u shpall kompania WOODPECKER, në pronësi të Denis Deda, Tonin Pisha dhe Panagiotis Kranas, me vlerën 27,201,352 lekë të reja pa TVSH ose rreth 326 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë përfaqëson rreth 99% të fondit limit të tenderit.

Nga dokumentet , rezulton se në garë morën pjesë vetëm dy kompani, dhe për habi, fituese u shpall ajo që kërkoi rreth 62 milionë lekë të vjetra më shumë nga shteti.

Ky tender tregon një diferencë të qartë financiare, që mund të interpretohet si dëm i drejtpërdrejtë ndaj buxhetit të Bashkisë dhe përfitim i paligjshëm për kompaninë fituese si dhe për “zarfin” që Benet Beci me shokë mund të kenë marrë për të shpallur fituese këtë kompani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.