E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Nuk jam si Ilir Meta, iku koha e tryezave dhe kompromiseve tani…
Lajme

Kryemadhi: Nuk jam si Ilir Meta, iku koha e tryezave dhe kompromiseve tani…

“Nuk jam si Ilir Meta… Iku koha e tryezave dhe kompromiseve”, tha ndër të tjera, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, teksa komentoi qëndrimin e presidentit Ilir Meta, pas sulmit me çizme ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj tashmë situata ka ndryshuar, dhe se ka ikur koha e kompromiseve politike, dhe është koha e marrëveshjeve institucionale.

“Nuk jam si Ilir Meta, nuk duhet të bëhem as feministe as maskiliste. Janë mësuar me Ilir Metën duke u ulur në tryeza dhe bërë kompromise, iku koha e tryezave. Tani është koha e marrëveshjeve institucionale. Për shkak të marrëveshjeve dhe fjalës së dhënë, Ilir Meta nuk foli për kanabisin.”, tha ndër të tjera Kryemadhi, ndërsa shtoi se për këtë LSI etiketohet si bashkëfajtore për kanabizimin e vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.