E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Mikonos
Lajme

Shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Mikonos

Një bandë grabitësish shqiptarë në Greqi janë arrestuar nga policia të cilët rezultojnë të jenë autorë të disa vjedhjeve në ishullin e Mykonos.

Sipas mediave grek, 4 shqiptarët grabisnin banesat e turistëve në lagje të ndryshme të Mykonosit. Nga përllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrë sende me vlerë rreth 138 mijë Euro.

Banda e grabitësve shqiptarë u identifikua falë pamjeve nga kamerat e sigurisë të banesave. Rezulton se ata kanë kryer 10 vjedhje dhe 3 tentativa në periudhën 6-20 gusht.

Banda godiste shtëpitë dhe akomodimet e turistëve gjatë natës. Ata përdornin furgona që i merrnin me qira për të shkuar te objektivi i tyre. Thyenin dritaret dhe dyert, hynin në brendësi të banesave dhe merrnin para, bizhuteri, rroba, këpucë dhe aksesorë të shtrenjtë.

Një pjesë të mallrave të vjedhura i fshihnin nëpër shkëmbinj, vende që i përdornin përkohësisht për të lënë sendet. Ndërsa në vendin ku ata qëndronin vetë, policia gjeti disa sende të vjedhura, 3395 euro, franga zvicerane, 4 celularë, etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.