E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot homazhet në nderim të mjeshtrit  Dhimitër Anagnosti
Lajme

Sot homazhet në nderim të mjeshtrit Dhimitër Anagnosti

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet sot për në banesën e fundit, në Vuno të Himarës në vendlindjen e tij. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00, ku familjarë, miq, kolegë dhe dashamirës të artit do t’i lamtumirën e fundit mjeshtrit të artit.

Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të panteonit të kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

I cilësuar si një prej regjisorëve më të mëdhenj të artit shqiptar, Anagnosti numëron në ‘portofolin’ e tij artistik 15 skenarë, 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, të realizuara gjatë karrierës 40-vjeçare. Për kontributin që ka dhënë, ai është vlerësuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publiku e kujton për filmat “Komisari i dritës”, “Duel i heshtur”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Cuca e maleve”, “Malet me blerim mbuluar”,  “Gjoleka, djali i Abazit” etj, shumë prej të cilëve u shfaqën në festivale ndërkombëtare.

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, solli reagimin e aktorëve e kolegëve, por edhe figurave të njohura të politikës. Ata ndanë kujtimet me regjisorin, ndërsa përcollën edhe mesazhe mirënjohje për trashëgiminë e jashtëzakonshme që ka lënë në kinematografinë shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.