Qeveria Rama 4×4: Asgjë e re për ekonominë e shumicës
Landi Çela
Qeveria e re e Edi Ramës, e shpallur me ceremoni në Pallatin e Kongreseve, është më shumë një shfaqje pushteti sesa një projekt për qytetarët. Për javë të tëra, shoqëria shqiptare ka pritur listën e ministrave si një “orakull”, duke lexuar me ankth gjestet, buzëqeshjet dhe mungesat e Kryeministrit. Një lojë narcisiste ku politika është kthyer në spektakël dhe ku çdo gjë tjetër, sidomos ekonomia e shumicës, mbetet pezull.
Në këtë qeveri të katërt, kriteret për përzgjedhjen e ministrave nuk lidhen as me eksperiencë, as me projekte konkrete, as me vizion për reformat. Vendimtare është vetëm vëmendja e liderit: kush është parë, kush është afruar, kush ka marrë një sinjal. Ministrat reduktohen në firmëtarë, ndërsa Kryeministri ushqen imazhin e tij si figurë karizmatike që ka përgjigje për çdo gjë.
Në thelb, asgjë nuk ndryshon. Shqipëria mbetet me një ekonomi të ngurtë, me paga të ulëta, me rini që ikën dhe me shumicën e qytetarëve të lënë mënjanë. Spektakli i qeverisë Rama 4×4 është i madh në formë, por bosh në përmbajtje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



