E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Etikës përjashton Bardhin dhe  Krekën nga Kuvendi
Lajme

Komisioni i Etikës përjashton Bardhin dhe Krekën nga Kuvendi

Hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj Edi Ramës

Komisioni i Etikës në Kuvend ka marrë masa ndaj deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën, pas tensioneve në seancën e fundit plenare në Kuvend më 18 Shtator.

Gjatë diskutimeve, dy deputetët hodhën librin e Kushtetutës dhe një shishe uji në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, si reagim ndaj një prej deklaratave të tij dhe ministres me Inteligjencë Artificiale, Diella.

Kështu, dy deputetët e PD-së janë përjashtuar me 10 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare në Kuvend.

Ky vendim vjen pas shkresës që Partia Socialiste i ka drejtuar ditën e djeshme kryeparlamentarit Niko Peleshi, ku kërkohet marrja e masave disiplinore ndaj disa deputetëve të Partisë Demokratike.

Në shkresë thuhet se në seancën që supozohej të ishte akti i parë institucional që përcakton drejtimin politik dhe përbërjen ekzekutive të qeverisë së re, nuk u respektua nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.

Hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj Edi Ramës,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.