Aksione ‘blic’ në Fier, policia godet grupet e trafikut të drogës
Policia e Fierit, në bashkëpunim me agjentët e antidrogës, ka intensifikuar kontrollet e befta gjatë natës në brendësi të lagjeve dhe blloqeve të pallateve.
Operacionet synojnë goditjen e grupeve të trafikut të drogës, si dhe evidentimin e të rinjve përdorues të narkotikëve, të cilët shpesh përdorin hapësira të izoluara pranë pallateve për konsum.
Veprimet policore vijnë si përgjigje ndaj shqetësimeve të banorëve, të cilët kanë denoncuar raste të përsëritura të abuzimit me lëndë narkotike në zonat e banuara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



