E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rudina Magjistari në një rrëfim për veten, ja si e propozoi bashkëshorti
Uncategorized

Rudina Magjistari në një rrëfim për veten, ja si e propozoi bashkëshorti

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari interviston çdo ditë njerëz të ndryshëm në emisionin e saj, ndërsa vet rrallë herë jep intervista. Por mesa duket Aulona dhe Fatma janë treguar të shkathëta dhe i kanë rrëmbyer Rudinës një intervistë për veten dhe familjen e saj të vogël. Ajo ka treguar se festat në familjen e saj dy vitet e fundit janë më të gëzueshme për shkak të vajzës së saj të vogël Mia, e cila padyshim është hareja e festave në shtëpi.

“Festat kanë ardhur shumë gëzueshëm, sidomos tani që këto dy vitet e fundit me ardhjen në jetë të Mias është një gëzim i vërtetë”, – shprehet moderatorja.

Për sa i përket dhuratave të bashkëshortit ajo tha se ai çdo ditë e mbush me fjalë të bukura gjë që e bën atë ta dashurojë edhe më shumë, por edhe surpriza mesa duket i bën shpesh.

E pyetur se cila është dhurata që e ka emocionuar më tepër Rudina u shpreh:

“Mund të kujtoj momentin që ai më bëri propozimin e tij. Ai ka qenë një moment shumë surprizë dhe shumë i bukur” – u shpreh moderatorja duke na e zbuluar vetë këtë detaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.