Thikë pas shpine, Trump ‘pret në besë’ Izraelin
“Nuk do e lejoj të aneksojë Bregun Perëndimor”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një takim me disa udhëheqës arabë dhe myslimanë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) mbrëmjen e djeshme. Ky ishte një nga më shumë se 30 takimet që presidenti amerikan mbajti gjatë ditës.
Mësohet se Trump u premtoi udhëheqësve arabë se do të kundërshtonte çdo përpjekje të Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor, duke theksuar se SHBA-ja nuk do të lejonte një veprim të tillë. Këto komente vijnë pas shqetësimeve të rritura për qëllimet e Izraelit në rajon, sidomos pasi plani i kolonëve E1 për Bregun Perëndimor u miratua së fundmi, shkruanPolitico.
Gjithashtu, burime të njohura me bisedimet thanë se Trump dhe ekipi i tij paraqitën një dokument të detajuar që përshkruante planin e administratës amerikane për të mbyllur luftën në Gaza, duke ofruar një zgjidhje të mundshme dhe përfshirë detaje të shumta të procesit.
Përpara takimit, Trump u shpreh se ky ishte “takimi më i rëndësishëm” i ditës, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut me udhëheqësit arabë për të siguruar një paqe më të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
Nga ana e tij, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, cilësoi takimin si “të frytshëm”, por nuk dha më shumë detaje mbi përmbajtjen e bisedimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



