Del horoskopi javor, vendime të forta dhe sfida të mëdha ju presin
Dashi
Java nis me nxitim dhe nervozizëm për shkak të çështjeve të pazgjidhura. Me hyrjen e tetorit rikthehet besimi dhe dëshira për hapa konkretë. Kujdes me shpenzimet e tepërta dhe udhëtimet e papritura.
Demi
Ndryshimet ju bëjnë të ndiheni të hutuar dhe të hezitoni. Duhet durim dhe forcë, por fundjava sjell qetësi dhe një lajm i mirë që do t’ju gëzojë. Kujdesuni për shëndetin.
Binjakët
Java sjell mundësi, por mos u fokusoni tek detajet që mund t’ju stresojnë. Një ngjarje e veçantë mund t’ju mbajë zgjuar, ndaj kërkoni qetësi në momente të vështira.
Gaforrja
Entuziazmi rikthehet pas një periudhe plogështie. Në dashuri priten ndryshime të mëdha, ndërsa në punë hapen dyer të reja. Fokus në projekte personale dhe shtëpi.
Luani
Javë suksesi dhe vendosmërie. Në punë do të ecni përpara me siguri. Mund të bëni shpenzime të rëndësishme, por mos nxitoni. Zemra do të fitojë vëmendje.
Virgjëresha
Java nis me vështirësi dhe vonesa, sidomos në lëvizje. Por me afrimin e së enjtes rikthehet qetësia. Në fundjavë përkushtohuni pasioneve tuaja dhe gjeni ekuilibrin.
Peshorja
Java sjell entuziazëm dhe mundësi për festime. Në dashuri mund të ketë mosmarrëveshje, por mbështetja e njerëzve të dashur është e fortë. Bëhuni më të pavarur.
Akrepi
Ndiheni të vëzhguar dhe në provë. Duhet guxim për të përballuar sfida. Fundjava sjell qetësi, por duhet të lini pas plagët e së kaluarës dhe të hapni zemrën.
Shigjetari
Java mbushur me energji dhe mundësi të reja. Do të përballoni sfida me këmbëngulje. Në dashuri, përplasjet nuk mungojnë, por humori juaj do t’i zbusë.
Bricjapi
Javë transformimi, ku hiqni dorë nga gjërat që nuk funksionojnë. Investoni në vetëzhvillim dhe ruani ekuilibrin. Kujdes nga tensionet e papritura.
Ujori
Java sjell surpriza dhe vendime të shpejta. Energjia ju ndihmon të përballoni sfidat, por udhëtimi i dëshiruar mund të shtyhet. Mbani sytë hapur për mundësi të reja.
Peshqit
Java e mbushur me emocione. Mbyllni çështje të rëndësishme dhe jini të përfshirë me të tjerët. Një ngjarje e papritur sjell gëzim dhe argëtim, sidomos me miqtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



