E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilirian Celibashi në festë,3 Mln € për zgjedhjet në 6 bashki
Flash

Ilirian Celibashi në festë,3 Mln € për zgjedhjet në 6 bashki

Në Shqipëri, edhe zgjedhjet e pjesshme janë arsye për “festë” nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Ai doli sot para mediave me një buzëqeshje burokratike për të njoftuar se votimet e 9 nëntorit në vetëm 6 bashki do të kushtojnë 306 milionë lekë ,rreth 3 milionë euro.

Një shifër që duket më e përshtatshme për organizimin e një kampionati europian, sesa për disa kuti votimi në Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.

Ironia e madhe

Celibashi foli për 1428 qendra votimi, 992 mijë zgjedhës dhe identifikim elektronik si justifikim për koston, por harron të thotë se një pjesë e mirë e këtyre milionave shkojnë në tenderat e KQZ-së, të akuzuar shpesh për favorizime klienteliste.
Kujtojmë rastin e Renis Tershanës, aksioner i Kredins Bank, që përmes kompanive të lidhura ka përfituar kontrata të majme nga KQZ-ja nën drejtimin e Celibashit.

Pra, zgjedhjet kushtojnë shtrenjtë jo vetëm sepse “janë proces delikat”, por sepse për çdo kuti votimi duhet të mbushen më parë xhepat e miqve të pushtetit.

Zgjedhjet e varfërve, luksi i KQZ-së

Për qytetarët që rrinë në radhë për bukë e ilaçe, 3 milionë euro janë një shifër marramendëse. Por për KQZ-në, janë thjesht kosto teknike. Në një vend ku spitalet s’kanë ilaçe bazike dhe mësuesit rrinë pa paga të rritura prej vitesh, qeveria dhe Celibashi s’e kursejnë dorën kur bëhet fjalë për “festën” e votimeve.

Ironia është se këto nuk janë zgjedhje të përgjithshme kombëtare, por zgjedhje të pjesshme në 6 bashki. Pra, për të mbushur disa karrige bosh, buxheti shtetëror zbrazet si për një maratonë zgjedhore të përmasave olimpike.

Shqipëria e Celibashit duket se ka shpikur një formulë të re: sa më pak votues, aq më shumë miliona nga buxheti. Dhe si gjithmonë, faturën e festës e paguajnë qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.