E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pano Ruçi, babai që kërkon të dijë çfarë i mori jetën të birit në Greqi
Flash

Pano Ruçi, babai që kërkon të dijë çfarë i mori jetën të birit në Greqi

Pano Ruçi, babai i Denis Ruçit, një prej 57 viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Tempi, vazhdon grevën e urisë tashmë për të 20-tën ditë rresht para Parlamentit grek. Ai nuk është më vetëm në këtë betejë. Një grup emigrantësh shqiptarë të brezit të dytë në Greqi i janë bashkuar për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre ndaj kërkesës së tij kryesore: zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së të birit dhe kryerjen e një analize të detajuar toksikologjike pas zhvarrimit.

“Pano Ruçi kërkon vetëm të vërtetën,” shprehen emigrantët shqiptarë që kanë nisur këtë nismë solidariteti. “Ai nuk duhet të jetë i vetmi që lufton për të drejtën e natyrshme dhe ligjore për të ditur se çfarë i mori jetën djalit të tij.”

Ky grup i emigrantëve ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në këtë përpjekje për drejtësi, duke nënshkruar një peticion publik dhe duke kërkuar angazhim nga institucionet për të adresuar këtë çështje. “Forca jonë qëndron në unitetin dhe mbështetjen që mund t’i japim së bashku,” thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e Pano Ruçit vazhdon të jetë e rënduar. Mjekët paralajmërojnë për rrezikun e mundshëm të dështimit të organeve për shkak të mungesës së ushqimit. Ai ka humbur mbi 10 kilogramë dhe përjeton episodet e hipoglicemisë, lodhje të madhe dhe mpirje të gjymtyrëve. Megjithatë, ai ka refuzuar trajtimin spitalor dhe ka konfirmuar se do të vazhdojë grevën e urisë deri në përmbushjen e kërkesave të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.