Momenti kur policia vërshon në Gjykatën e Apelit pas të shtënave
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u qëllua me armë zjarri brenda ambienteve të gjykatës dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në gjoks, në Spitalin e Traumës.
Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin dramatik kur forca të shumta policore futen me shpejtësi në godinën e Gjykatës së Apelit, menjëherë pas të shtënave që tronditën institucionin. Uniformat blu zbarkuan me urgjencë dhe arritën të neutralizojnë autorin e dyshuar, Gjon Shkëmbi, duke e vënë në pranga në vendngjarje.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e krimit, ndërsa ngjarja ka ngjallur tronditje në opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje nevojën për masa të forta sigurie në ambientet gjyqësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



