E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, shkon në 3 numri i të arrestuarve
Flash

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me vrasjen tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje brenda sallës së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, teksa ushtronte detyrën.

Përveç autorit të ngjarjes, 30-vjeçarit Elvis Shkambi, në pranga kanë përfunduar edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe roja i sigurisë së gjykatës, për të cilin dyshohet se ka pasur neglizhencë në përmbushjen e detyrës, duke lejuar hyrjen e autorit të armatosur në ambientet gjyqësore.

Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, më 6 tetor, kur Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin Kalaja, pasi ky i fundit kishte dhënë një vendim kundër interesave të xhaxhait të tij. Sipas burimeve zyrtare, Shkambi ka qëlluar gjithashtu me armë zjarri ndaj palës kundërshtare në proces, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, duke e kthyer sallën e gjyqit në një skenë dhune të paprecedentë.

Ngjarja ka rikthyer me forcë në vëmendje çështjen e sigurisë në ambientet gjyqësore dhe ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, për shkak të rrethanave të pazakonta dhe të rënda në të cilat ndodhi vrasja.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e secilit të ndaluar dhe për të përcaktuar përgjegjësitë institucionale që mund të kenë çuar në këtë akt ekstrem.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.