E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi! Bojkotohen të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore
Lajme

Vendimi! Bojkotohen të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka marrë vendimin për bojkotimin e të gjitha proceseve hetimore dhe gjyqësore, penale, civile dhe administrative, në të gjitha shkallët e gjykimit për datat 9 dhe 10 tetor 2025.

Ky vendim vjen si reagim ndaj ngjarjes së rëndë dhe të paprecedentë të vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Astrit Kalaja. Ngjarja ka tronditur thellësisht komunitetin juridik dhe është cilësuar nga Dhoma e Avokatisë si një ndër sulmet më të rënda ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

VENDIM- KOMITETI DREJTUES I DHOMËS SË AVOKATISË SË SHQIPËRISË

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë përcjell me shqetësim të thellë ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Astrit Kalaja, si një nga ngjarjet më të rënda dhe të paprecedenta të ndodhura ndonjëherë në sistemin e drejtësisë.

Komiteti vendosi njëzëri të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqësore — penale, civile dhe administrative — në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 tetor 2025.

Ky bojkot është një thirrje drejtuar opinionit publik, politikës shqiptare, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe të gjitha palëve të ndërgjegjshme, që të angazhohen me përgjegjësi maksimale për sigurimin e jetës dhe shëndetit, si dhe të veprimtarisë e aktivitetit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, në ushtrimin e detyrave të tyre për realizimin dhe funksionimin e drejtësisë.

Ky vendim nuk shtrin efektet e tij mbi masat e sigurimit në procesin penal.

Urdhërohen të gjithë kryetarët e dhomave vendore të avokatisë për ekzekutimin e këtij vendimi.

KRYETARI
Prof. Dr. Maksim Haxhia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.