PS zbulon të gjithë kandidatët e saj për zgjedhjet e 9 nëntorit
Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, janë zyrtarizuar të gjithë emrat që do të përfaqësojnë mazhorancën në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, që do të mbahen në gjashtë bashki të vendit.
E para që u konfirmua rreth një muaj më parë ishte Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, zgjedhje e bërë nga kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama, gjatë Asamblesë Kombëtare.
Ndërkohë, sot u publikuan edhe kandidatët e tjerë:
Gramoz Sako për Bashkinë e Tepelenës, i njoftuar nga ministrja Mirela Kumbaro.
Brunilda Mersini, deputetja socialiste që do të garojë në Vlorë, e shpallur nga Bledi Çuçi.
Ervin Ceca për Bashkinë e Beratit, aktualisht kryetar i komanduar i institucionit, emër i bërë publik nga Ervin Demo.
Florenc Doka në Bashkinë e Cërrikut, kandidat i prezantuar nga Arbjan Mazniku.
Altin Bojni për Bashkinë e Matit, emri i konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.
Me këto konfirmime, Partia Socialiste ka plotësuar të gjithë listën e kandidatëve që do të përfaqësojnë mazhorancën në garën e nëntorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



