E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hapet “GoFundMe” për Elvis Shkambin, mijëra euro të mbledhura
Flash

Hapet “GoFundMe” për Elvis Shkambin, mijëra euro të mbledhura

Pas ngjarjes tronditëse në Gjykatën e Apelit të Durrësit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra gjatë një seance, rrjetet sociale janë përfshirë nga reagime shqetësuese që shkojnë deri në justifikimin e krimit.

Së fundmi, është hapur një fushatë në platformën GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për autorët, Elvis dhe Gjon Shkambi, nën sloganin “Support for legal rights for all”. Fushata, e promovuar nga faqja “Albanian Women of Michigan” dhe organizuar nga familjarë të autorëve, kërkon ndihma financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”.

Në përshkrimin e fushatës, ngjarja paraqitet si pasojë e “sistemit të korruptuar të drejtësisë” dhe “dështimeve institucionale”, duke e kthyer autorin e krimit në një simbol të “padrejtësisë shtetërore”. Ndërsa përmenden “mungesa transparence” dhe “mbrojtja e të drejtave”, nuk ka asnjë përmendje për viktimën apo dhimbjen e familjes së saj.

Ky veprim alarmues ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, ku shumë qytetarë e dënojnë nismën si një përpjekje për të romantizuar një akt kriminal dhe për të manipuluar opinionin publik.

Derisa fushata ka mbledhur mbi 4,300 dollarë, rasti i vrasjes së gjyqtarit Kalaja ngre shqetësime serioze për sigurinë në sistemin gjyqësor, funksionimin e drejtësisë dhe degradimin e diskursit publik që po prodhon më shumë empati për dhunuesit sesa për viktimat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.