E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunoi rojen e Gjykatës, arrestohet avokati i Monika Kryemadhit
Lajme

Dhunoi rojen e Gjykatës, arrestohet avokati i Monika Kryemadhit

Policia e Vlorës ka arrestuar avokatin Redi Llanaj, pas incidentit të ndodhur në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku ai dhunoi fizikisht punonjësin e sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Llanaj akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj rojes së sigurisë pas një debati të nisur në hyrje të godinës së gjykatës.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve. Sipas burimeve, avokati kërkoi të hynte në gjykatë duke pretenduar se ishte thirrur për një çështje, por roja e sigurisë nuk e lejoi, pasi nuk kishte dijeni për asnjë njoftim të tillë. Debati verbal përfundoi në përplasje fizike, duke çuar në ndërhyrjen e policisë.

Pas incidentit, Llanaj u shoqërua në komisariat dhe më pas u ndalua me urdhër të prokurorit, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës 12:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.“-njofton policia.

Edhe

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku avokati Redi Llanaj, i njohur edhe si mbrojtës ligjor i Monika Kryemadhit, është përfshirë në një përplasje fizike me punonjësin e sigurisë së institucionit.

Në një deklaratë për mediat, Dhoma e Avokatisë e ka cilësuar ngjarjen si “të shëmtuar dhe të papranueshme për figurën e një avokati”, duke theksuar se distancohet plotësisht nga veprimet e Llanajt dhe kërkon hetim të plotë nga institucionet përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.