Nëse Rama do të shpallte vërtet listën e zezë të ndërtuesve
Qeveria e tij do të rrëzohej brenda vitit
Dosja e zezë — 13 Tetor 2025
Pasi për dymbëdhjetë vite lejuan dhe mbështetën betonizimin masiv të Tiranës dhe bregdetit, sot Edi Rama dhe qeveria e tij përpiqen t’i shesin Bashkimit Europian një imazh të rremë reforme e transparence. Me tre akte normative të firmosura brenda një dite, Rama u përpoq të tregojë sikur po mbron “territorin e vendit”, ndërkohë që Shqipëria është shndërruar në një gërmadhë betoni dhe lejesh të dhëna me klientelizëm.
Prishje me regji dhe selektivitet politik
Aksionet e fundit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) janë shembull i pastër i drejtësisë selektive. Objektet e vogla dhe banesat e qytetarëve të zakonshëm në periferi të Tiranës, në Durrës apo Sarandë, prishen nën kamerat e televizioneve, ndërsa resortet, kullat dhe vilat e “të fortëve” mbeten të paprekura.
Në Lalëz, Shetaj, Kepin e Rodonit dhe Golem, askush nuk guxon të afrohet tek pronat pa leje të Visit të Pojës, familjarëve të tij dhe ortakëve të lidhur me pushtetin. Aty ku pushteti dhe biznesi janë një, drejtësia urbanistike ndalet.
Pyetjet që Rama nuk guxon të përgjigjet
Nëse ekziston vërtet një “listë e zezë” e ndërtuesve pa leje, atëherë shqiptarët kanë të drejtë të dinë:
A janë aty Pëllumb Salillari, Ilir Trebicka, Bashkim Ulaj, Gjergj Luca, Julian Morina, Andrea Çaushi që ka zaptuar Kalanë e Lëkurësit në Sarandë?
A janë aty Roland Ziu, Arben Muçobega dhe trafikantët e lidhur me pushtetin? Fatmir Merkaj.
A janë përfshirë ndërtimet e Gaz Demit, Fidel Yllit apo personazheve të afërt me Olsin Rama?
Nëse po, pse vazhdojnë të ndërtojnë pa pengesë?
Nëse jo, atëherë “lista e zezë” është vetëm një fletë mashtrimi për Brukselin.
Tre aktet normative të një hipokrizie
Më 1 tetor 2025, Rama firmosi tre akte normative për kontrollin e territorit dhe disiplinimin e ndërtimeve. Por realiteti është i thjeshtë: këto nuk janë masa për ndalimin e shkatërrimit, por fasadë për të mashtruar Komisionin Europian lidhur me “Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Territori”.
Këto akte vijnë pasi zona e mbrojtur nga Velepoja në Ksamil është betonizuar plotësisht, madje edhe brenda Parkut të Butrintit, me leje të dhëna personalisht nga vetë kryeministri për “investitorë strategjikë”.
Nëse Edi Rama do të kishte guximin të publikonte realisht “listën e zezë” të ndërtuesve pa leje, ajo listë do të përmbante vetë mbështetësit dhe financierët e pushtetit të tij.
E nëse ajo do të bëhej publike, Rama do të rrëzohej brenda vitit, sepse betoni që mbuloi Shqipërinë ka themele politike, jo vetëm ndërtimore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



