Zgjedhjet e 9 nëntorit, Inteligjenca Artificiale do të numërojë votat
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor në pesë bashki të vendit, do të pilotohet për herë të parë përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në procesin zgjedhor.
Deklarata u bë gjatë konferencës rajonale me temë “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ku Celibashi theksoi rolin e teknologjisë në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së zgjedhjeve.
“Kemi filluar në versionin eksperimental përdorimin e IA për të kërkuar informacione zgjedhore, si dhe për të ofruar asistencë për administratën zgjedhore dhe subjektet e tjera të përfshira në proces. Në 9 nëntor zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie. Po punohet për të aplikuar për herë të parë përdorimin e IA në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit, si dhe në nxjerrjen e rezultateve,” tha Celibashi.
Megjithatë, ai sqaroi se kjo teknologji do të përdoret vetëm si test dhe nuk do të zëvendësojë procesin manual të numërimit të votave, i cili do të mbetet mënyra zyrtare për këtë aspekt të procesit zgjedhor.
“Kemi filluar në versionin eksperimental përdorimin e IA për të kërkuar informacione zgjedhore si dhe për të ofruar asistencë për administratën zgjedhore por edhe për subjektet e tjera të përfshira në proces zgjedhor. Në 9 nëntor zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak. Po punohet për të aplikuar për herë të parë përdorimin e IA në numërimin e vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve. Ky do të shërbejë si test dhe nuk do ta zëvendësojë numërimin manual të votave, e cila do të mbetet mënyra zyrtare e referimit për këtë aspekt të procesit zgjehdhor. I gjithë ky proces digjitalizimi i mbështetur edhe nga financimet e partnerëve ndërkombëtare, jo vetëm ka rritur efikasitetin në administrimin e procesve zgjedhor, por ka konsoliduar edhe reputacionin e KQZ-së si institucion i pavarur.”, tha Celibashi,
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



