Nuk u paraqit në SPAK, çfarë e pret tashmë Belinda Ballukun?
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është marrë nën hetim nga SPAK për çështjen e “shkeljes së barazisë në tendera”, në kuadër të një procedure që lidhet me verifikimin e disa praktikave të prokurimeve publike.
Pas krijimit të bindjes se ekzistonin elementë që kërkonin hetim të thelluar, prokurorët e posaçëm kanë ftuar Ballukun të paraqitet për të dhënë shpjegime, duke e njoftuar me fletë-thirrje zyrtare për statusin e saj si person nën hetim.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, zëvendëskryeministrja nuk është paraqitur në datën e parë të thirrjes, por përmes avokatit të saj ka dërguar një shkresë zyrtare në SPAK, ku ka kërkuar shtyrjen e afatit për t’u paraqitur përpara hetuesve.
Në bazë të komunikimeve zyrtare, Balluku pritet të paraqitet të premten për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen në fjalë. Deri më tani, hetimi përqendrohet në elementët e dyshuar për shkelje të barazisë në tendera, por nuk përjashtohet mundësia që gjatë procesit të dalin në dritë të tjera të dhëna që mund ta zgjerojnë hetimin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



