Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, nga jashtë Kuvendit, akuzoi PS dhe PD për një marrëveshje që, sipas tij, dëmton partitë e reja.
Shehaj theksoi se gjithçka që bën PD-ja për t’u dukur si kundërshtare e qeverisë është vetëm një farsë.
“Opozita dhe mazhoranca ditën e hënë kanë rënë dakord që të ndryshojnë kushtetuën, partitë reja, të zhdukin alternativat e reja. E bënë këtë seancë, një farsë.
Të hënën ranë dakord, e sot bëjnë sikur zihen. Interesi i qytetarëve, beteja e madhe, ‘lufta’ që u bë dhe iu tha votuesve që e keqja e madhe është Rama, kjo ka rënë. Kjo po ndodh sot në Kuvend. Teatri i radhës, shfaqja e radhës.” deklaroi Shehaj.







