E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaos dhe frikë në Meksikë, qëllohet për vdekje kryebashkiaku
Bota

Kaos dhe frikë në Meksikë, qëllohet për vdekje kryebashkiaku

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në qytetin e Uruapanit, në Meksikë, ku kryebashkiaku Carlos Manso u qëllua për vdekje në mes të një feste tradicionale që përkujton të ndjerët.

Sipas mediave vendase, atentati ndodhi në sheshin kryesor të qytetit, pak minuta pasi kryebashkiaku kishte hapur zyrtarisht aktivitetin. Në momentin e sulmit, qindra qytetarë ishin mbledhur për të ndezur qirinj dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e “Ditës së të Vdekurve”, një nga traditat më të rëndësishme në Meksikë.

Policia po heton pistën e një vrasjeje me motive kriminale, pasi Manso njihej për qëndrimet e tij të ashpra kundër karteleve të drogës dhe përpjekjet për të pastruar administratën lokale nga ndikimet e krimit të organizuar.

Autoritetet kanë vendosur zonën në karantinë dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.

Vrasja e Manso-s është pjesë e një serie atentatesh që kanë goditur politikanë e zyrtarë lokalë në Meksikë gjatë viteve të fundit. Shumë prej tyre janë vrarë pasi kanë refuzuar të bashkëpunojnë me grupet kriminale ose kanë mbështetur reformat që godasin interesat e karteleve të drogës.

Hetuesit besojnë se sulme të tilla lidhen më shumë me luftën për kontrollin territorial dhe ekonomik të karteleve sesa me motive politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.