Rikthehet magjia e Champions League, super sfidat e mbrëmjes
Liga e Kampioneve rikthehet sot me raundin e katërt, duke sjellë një mbrëmje të zjarrtë futbolli në Europë. Plot nëntë ndeshje do të luhen sot, me përballje që premtojnë emocione, gola dhe spektakël.
Supersfidat e mbrëmjes janë pa dyshim Liverpul–Real Madrid dhe PSG–Bajern Mynih, dy duele që mund të quhen finale të parakohshme. Të dyja takimet do të luhen në orën 21:00, në atmosferë elektrizuese.
Gjithçka nis më herët, në orën 18:45, me dy përballje interesante: Slavia e Pragës–Arsenal dhe Napoli–Eintracht Frankfurt, që mund të vendosin shumë për fatet e grupeve.
Në mbrëmje, spektakli vazhdon me emra të mëdhenj të futbollit europian. Juventusi përballet me Sportingun e Lisbonës, ndërsa Atletiko Madridi kërkon fitoren kundër Union Gilloise.
Nuk mungojnë as përballjet e tjera të forta: Bodo/Glimt–Monako, Olimpiakos–PSV, dhe Totenhem–Kopenhagen, që plotësojnë një mbrëmje të madhe Champions-i.
Orari i ndeshjeve të sotme
18:45
-
Slavia Pragë – Arsenal
-
Napoli – Eintracht Frankfurt
21:00
-
Atletiko Madrid – Gilloise
-
Bodo/Glimt – Monako
-
Juventus – Sporting Lisbonë
-
Liverpul – Real Madrid
-
Olimpiakos – PSV
-
PSG – Bajern Mynih
-
Totenhem – Kopenhagen
Sonte, futbolli europian flakëron në çdo fushë. Të gjithë sytë janë nga Anfield dhe Parc des Princes, aty ku pritet të vendosen fatet e mëdha të këtij sezoni të Champions-it.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



