Fundoset banda e shqiptarëve në Belgjikë
Një grup kriminal shqiptaro-maroken është dënuar në Belgjikë për trafik ndërkombëtar kokaine, pasi u kap në qytetin e Gentit. 18 anëtarët e bandës morën dënime deri në 7 vjet burg, si dhe gjoba financiare.
Grupi trafikonte kokainën nga Kolumbia, duke e transportuar në portin e Gentit në paketime kartoni, të cilat më pas përpunoheshin në një laborator në Bree. Banda ra në shënjestër të policisë dy vite më parë, kur u vu re një varkë e mbushur në Ringvaart, pranë një anijeje kolumbiane në port.
Sipas autoriteteve, disa javë më vonë, një tjetër varkë u regjistrua nga kamerat ANPR, duke zbuluar një makinë me individë të njohur për veprime me droga. Në nëntor, policia kreu bastisje në Limburg dhe Bree, ku zbuloi laboratorin ku 2 kolumbianë nxirrnin kokainën nga pakot e kartonit.
“Kokaina ishte e futur në kuti kartoni dhe përdorej si paketim për ngarkesa,” tha Patrick Willocx nga Policia Federale Gjyqësore.
Gjatë operacionit, hetuesit sekuestruan substanca kimike, telefona, pasaporta, para të gatshme, orë dhe një kovë me 7 kilogramë kokainë të lagur, si dhe shumë kuti kartoni të gatshme për përpunim.
Hetimi tregoi se pas këtij trafiku qëndronte një banda ndërkombëtare:
-
Dega belge siguron magazinën dhe pajisjet për “larjen” e drogës.
-
Dega kolumbiane prodhon drogën.
-
Dega shqiptaro-marokene jepte udhëzimet dhe koordinonte operacionin.
Dënimet për të pandehurit ndryshuan sipas rolit të tyre në grupin kriminal, duke reflektuar përfshirjen e secilit në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



