Champions League/ City shkëlqen, Galatasaray surprizon në transfertë
U mbyll java e katërt e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve të Evropës, me duele plot gola, emocione dhe disa surpriza të bujshme që ndërlikojnë garën për kualifikim.
Në kryesfidën e mbrëmjes, Manchester City konfirmoi forcën e tij duke mposhtur Borussia Dortmund me rezultatin 4-1, një ndeshje që solli spektakël dhe dominim të plotë të anglezëve.
Në një tjetër takim të fortë, Galatasaray befasoi në transfertë, duke marrë një fitore bindëse 3-0 ndaj Ajax-it, duke forcuar pozitat për kalimin në raundin tjetër.
Bayer Leverkusen vijon ecurinë e shkëlqyer në Europë, teksa triumfoi 1-0 në fushën e Benficas, ndërsa Atalanta doli me tri pikë të arta nga ndeshja ndaj Marseille, falë një goli vendimtar që vulosi rezultatin 1-0.
Në përfundim të mbrëmjes, Newcastle United arriti një fitore të pastër 2-0 ndaj Athletic Bilbao, duke mbajtur gjallë shpresat për kalimin më tej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



