E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Katundari” i Surrelit Edi Rama, pakt për të shpëtuar “peshqit e mëdhenj” Meta dhe Berisha nga burgu
Publik News

“Katundari” i Surrelit Edi Rama, pakt për të shpëtuar “peshqit e mëdhenj” Meta dhe Berisha nga burgu

Loja me “çizme” dhe dy porta e kryeministrit

Eshtë shtuar skepticizimi në lidhje me arrestimin e “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri. Dhe kur flasim për “peshq të mëdhenj” shqiptarët kanë parasysh Presidentin aktual Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha. Të cilët kanë abuzuar aq shumë në kurriz të shqiptarëve, duke i vjedhur, kurvëruar, vrarë dhe trafikuar, sa burgu i sigurisë së lartë i përjetshëm do të dukej shumë pak për ta. Mjafton të shohësh komentet e shqiptarëve të thjeshtë jo vetëm në rrjetet sociale por në të gjitha ambientet, ku mbi 90 përqind e tyre kërkojnë t’i kenë më shumë se në burg Ilir Metën dhe Sali Berishën për të gjitha zullumet që kanë bërë në këto 27 vite.

Por Ilir Meta dhe Sali Berisha me sa duket ndjehen shumë të sigurtë në lojen e tyre politike, teksa kanë të garantuar mbrojtjen nga Kryeministri Edi Rama. I cili për Berishën e ka nënshkruar paktin që më 18 maj 2017, në marrëveshjen me Lulzim Bashën. Pjesë e paktit ishte falja e më shumë se gjysmës së qeverisë dhe drejtoritë kryesore për të bërë ndonjë lek deri më mesin e shtatorit, në këmbim të humbjes së zgjedhjeve dhe të mosarrestimit të Berishës dhe djalit të tij.

Një pakt i shkruar “e zeza mbi të bardhë” dhe që tejkalon të gjitha përplasjet mes Berishës dhe Ramës, akuzat e ndërsjella mes tyre deri dhe kërcënimet. Dhe për më tepër tejkalon dhe “aksionin” e plakut Berisha për tu përballur fizikisht me Gardën dhe për ti dhënë nota sa më të besueshme faktit se janë në “armiqësi” të thellë me Edi Ramën. I cili herë pas herë nuk ngurron të vlerësojë Berishën si i vetmi “aset” që ka mbetur në PD, dhe herë herë thotë dhe për Lulin se është djalë i mirë, djalë artist. Pakti është bërë. Ndërkohë që e njëjta situatë është dhe pakti i Ramës me Ilir Metën. Për të mos e prekur presidentin honorifik të zgjedhur me votat e PS dhe LSI. Kjo e fundit tashmë nën drejtimin e Monika Kryemadhit në opozitë. Të gjithë e panë skenën e sjelljes së Monikës në sallën e Kuvendit, në seancën e miratimit të kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku. Një histeri e vërtetë, një dalje jashtë kontrollit me leje. Çizmet e Monikës që fluturonin në drejtim të kryeministrit Edi Rama, dokumenta dhe gjithçka që fluturonte në drejtim të tij, tymuese dhe fyerje me shumicë. Duke lënë për të kuptuar se Rama dhe Monika dhe më tej Meta nuk bëhen më me njëri tjetrin.

Po cfarë ndodhi

U miratua kryeprokurorja Arta Marku, u b heshtje për gjithçka. Për më tepër këshilltarët e PS dhe LSI dhe por dhe të PD në Durrës, në Elbasan, në Tiranë, në Gjirokastër dhe në të gjitha bashkitë, votuam në bllok për buxhetin socialist të bashkive përkatëse. Pikërisht në të njejtën ditë dhe dy ditë më pas. Duke treguar se të gjithë debatet në sallën e Kuvendit janë shtirje, thjeshtë për të treguar në mënyrë formale se janë në opozitë. Por që në të vërtetë janë në bashkëpunim të plotë me Ramën. Pasi nuk ka njeri që të bind se një këshilltar në Durrës, Elbasan etj të votojë pa lejen e Monës dhe Lulit për “Gjushin” apo “Lalën”. Që ka qënë gjithnjë në qendër të goditjes politike të opozitës.

Ndaj gjithçka vërtitet rreth paktit të Ramës me Bashën dhe Metën për të shpëtuar nga burgu Saliun dhe Ilirin. Dhe për këtë bëjnë lojën me dy porta, kryesisht Edi Rama me partnerët tanë SHBA dhe BE. Ku, sipas paktit do të tregohet i “vdekur” për një çikë reformë në Drejtësi dhe Vetting, ndërsa Berisha, Basha dhe Meta e Kryemadhi e kundërshtojnë atë. Thjeshtë për të treguar se palët nuk kanë lëvizur nga pozicioni: Rama pro reformës dhe vettingut dhe njësh me SHBA dhe BE, ndërsa Basha-Berisha-Meta-Kryemadhi janë kundër. Eshtë pjesë e paktit me Ramën për të vepruar në këtë mënyrë. Dhe Rama po e zvarrit dhe ai procesin.

Duke treguar se “katundari” i Surrelit, pronari i asaj vile të stërmadhe mbron dhe është nën pakt me “peshqit e mëdhenj” Berisha dhe Meta për ti shpëtuar nga burgu. Me të gjitha mënyrat. Por dhe veten dhe miqtë e tij në qeveri. Në tentativë për t’ua hedhur dhe përfaqësuesve të SHBA dhe BE. Që deri më tani bëjnë sikur nuk kuptojnë, por që presin arrestime deri në fund të janarit. Ku atëherë mund t’i dalë “kallai” paktit. Dhe ku “kurban” rrezikon të bëhet Rama, pasi Berisha e Meta janë “ujqër”. A nuk po ndodh e njëjta gjë edhe në Prishtinë?!/Pamfleti.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.