E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Atentati në Rinas, AMP ndalon dy efektivë të policisë
Lajme

EMRAT/ Atentati në Rinas, AMP ndalon dy efektivë të policisë

Bruno Cara dhe Ashim Zajmi, dy punonjës të Policisë së Shtetit, janë ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas atentatit ndaj Gilmando Danit që ndodhi dje në Rinas. Ata akuzohen për falsifikim të vulave dhe formularëve dhe për shpërdorim të detyrës.

Sipas burimeve, Bruno Cara mban detyrën e Nënkomisarit dhe Specialist për Hetimin e Krimeve, ndërsa Ashim Zajmi është Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin nr.3 në Tiranë. AMP po vijon hetimet ndaj tyre deri në një vendim final.

Njoftimi i AMP:

“Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur dje në rrethrrotullimin pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, AMP pas veprimeve hetimore ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr.3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’ dhe ‘Shpërdorim i detyrës’.”

Dyshohet se ata kanë përpiluar në bashkëpunim Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar të dhënat që përbëjnë kushte për sigurinë. Ky detyrim, sipas ligjit “Për Policinë e Shtetit”, nuk është respektuar, duke mundësuar punësimin e shtetasit pranë AMP-së në mënyrë të parregullt.

Veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja gjatë procesit të rekrutimit të M.Sh. kanë konstatuar shkelje të procedurave ligjore. Pas përfundimit të verifikimeve, praktika dokumentare u dërgua si kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për përcaktimin e grupit hetimor dhe përgjegjësive ligjore të të gjithë personave të përfshirë.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar procedurat e ndjekura dhe për të përcaktuar nëse mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë në këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.