Donald Trump ‘bekon’ me parfumin e tij luksoz presidentin sirian
Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë takimit zyrtar në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij sirian, Ahmed Al Sharaa.
Gjatë bisedës së shkurtër të mbajtur më 10 nëntor, Trump vendosi të surprizojë të ftuarit duke i bërë dhuratë homologut të tij një shishe me parfumin e tij personal “Victory 45-47”, të cilin e kishte prezantuar verën e kaluar si një simbolikë për “dy mandatet” e tij presidenciale.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, Trump shihet duke spërkatur fillimisht veten me aromën “Victory”, e më pas edhe presidentin sirian dhe disa anëtarë të delegacionit të tij.
“Ky është parfumi i fitores, e përdor çdo mëngjes,” dëgjohet Trump duke thënë me humor, ndërsa të pranishmit reagojnë me të qeshura.
Në fund të takimit, ai i dhuroi homologut të tij edhe versionin femëror të parfumit, me dedikimin “për zonjën e parë të Sirisë”.
Ky veprim i pazakontë, në stilin tipik të Trump, është komentuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare dhe rrjete sociale, ku shumë përdorues e cilësuan si “një nga momentet më të çuditshme të diplomacisë moderne”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



