E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga fajdet te bastet, pistat kryesore që po hetohen për atentatin në Rinas
Lajme

Nga fajdet te bastet, pistat kryesore që po hetohen për atentatin në Rinas

Një vit pas daljes nga burgu, hetuesit po shqyrtojnë përfshirjen e Gilmando Danit në aktivitet të paligjshëm të basteve sportive si një pistë të mundshme lidhur me atentatin që i mori jetën dy ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit.

Sipas burimeve, përveç pistës së basteve, hetuesit po hetojnë edhe mundësinë e përfshirjes në fajde, megjithëse ky drejtim i hetimeve është ende i dobët dhe pa prova të mjaftueshme.

Policia ka sekuestruar disa sende personale dhe aparate celulare nga automjeti tip Benz, në të cilin ndodhej viktima, të cilat do t’i nënshtrohen analizës shkencore me qëllim aktivizimin e tyre dhe marrjen e provave. Kontrolli i mjetit nuk ka gjetur asnjë send të paligjshëm.

Të vetmit të ndaluar në lidhje me ngjarjen janë dy punonjës policie të Komisariatit Nr.3, të cilët sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë dhënë konfirmimin që i plagosuri Muci Shaljani, i njohur si Sheqeri, të futet në strukturat e AMP.

Megjithatë, gjatë kontrollit të procedurave në shtator, nga kartoteka e Policisë së Shtetit rezulton se Shaljani nuk kishte ngarkesë penale dhe nuk kishte kontakte të papërshtatshme që do të pengonin integrimin e tij në AMP.

Burime bëjnë me dije se një i afërm i Shaljanit kishte kryer një vrasje në vitin 2009, e cila u klasifikua si vrasje nga pakujdesia, por kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me atentatin. Për policinë, Muci Shaljani nuk rezulton të ketë qenë shënjestër e sulmit me armë.

Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që autoritetet po analizojnë çdo pistë dhe provë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.