100 qytetet më të mira në botë, Tirana s’duket as ‘me dylbi’
Një raport ndërkombëtar i sapopublikuar ka nxjerrë në pah një fakt që nuk i bën nder Shqipërisë: asnjë qytet shqiptar, përfshirë Tiranën, nuk është përfshirë në listën e 100 qyteteve më të mira në botë për vitin 2025.
Sipas Raportit Vjetor të Qyteteve më të Mira në Botë nga Resonance Consultancy, një ndër renditjet më prestigjioze që analizon performancën urbane globale, Shqipëria nuk figuron askund në listë, ndonëse aty gjenden qytete të njohura për probleme sociale e kriminalitet, si Medellin në Kolumbi apo Qyteti i Meksikos.
Raporti përfshin mbi 270 qytete me më shumë se 1 milion banorë, dhe bazohet në qindra tregues që matin:
-
cilësinë e jetës, ajrin, infrastrukturën dhe gjelbërimin,
-
ekonominë, kompanitë e mëdha dhe tregun e punës,
-
atraktivitetin kulturor, jetën e natës, gastronominë dhe reputacionin online.
Vlerësimi u mbështet edhe në 21 mijë përgjigje anketash nga 30 vende, si dhe në analiza të të dhënave nga platformat sociale më të përdorura në Perëndim dhe Azi, për të përfshirë “mendimin autentik” të qytetarëve.
Londra, për të 11-tin vit me radhë “Qyteti më i mirë në botë”
Në krye të renditjes qëndron Londra, e cila mban vendin e parë për prosperitet, atraktivitet, arsim, kulturë dhe infrastrukturë.
Kryeqyteti britanik po përjeton një ringjallje të fortë pas pandemisë, me 22 miliardë dollarë shpenzime turistike vetëm në vitin 2024, duke lënë pas Nju Jorkun dhe Dubain.
Në vendin e dytë renditet Nju Jorku, ndërsa Parisi, Tokio dhe Madridi plotësojnë pesëshen e parë.
Pesë qytetet më të mira për vitin 2025:
-
Londër, Mbretëria e Bashkuar
-
Nju Jork, SHBA
-
Paris, Francë
-
Tokio, Japoni
-
Madrid, Spanjë
Evropa mban peshën kryesore, Azia ngjitet me shpejtësi
Evropa vijon të dominojë renditjen, por Azia po ngushton hendekun me qytete si Singapori (6), Seuli (13), Pekini (15), Shangai (16) dhe Hong Kongu (19), që po marrin nota të larta për siguri, teknologji dhe cilësi jetese.
Në anën tjetër, SHBA përfaqësohet nga vetëm dy qytete në 20 vendet e para – Nju Jorku dhe Los Anxhelosi (12) – ndërsa qytete të tjera si Miami, San Francisko, Çikago e Boston mbeten në top 100-shen.
As Tirana, as ndonjë qytet tjetër shqiptar nuk hyn në renditje
Raporti nuk përfshin as Tiranën dhe as ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë, duke treguar qartë se cilësia e jetesës, infrastruktura dhe perceptimi ndërkombëtar i qendrave urbane shqiptare mbeten ende shumë prapa krahasuar me standardet botërore.
Në listë figurojnë madje edhe qytete me reputacion problematik si Medellin apo Bogota, por jo Tirana.
Lista e plotë e 100 qyteteve më të mira në botë për vitin 2025:
-
Londër, Mbretëria e Bashkuar
-
Nju Jork, SHBA
-
Paris, Francë
-
Tokio, Japoni
-
Madrid, Spanjë
-
Singapor
-
Romë, Itali
-
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
-
Berlin, Gjermani
-
Barcelonë, Spanjë
-
Sidnei, Australi
-
Los Anxhelos, SHBA
-
Seul, Koreja e Jugut
-
Amsterdam, Holandë
-
Pekin, Kinë
-
Shangai, Kinë
-
Toronto, Kanada
-
Sao Paulo, Brazil
-
Hong Kong, Kinë
-
Stamboll, Turqi
-
Melbourne, Australi
-
Bangkok, Tajlandë
-
Osaka, Japoni
-
Oslo, Norvegji
-
Stokholm, Suedi
-
Miami, SHBA
-
Vjenë, Austri
-
San Francisko, SHBA
-
Bengaluru, Indi
-
Qyteti i Meksikos, Meksikë
-
Mynih, Gjermani
-
Dublin, Irlandë
-
Kopenhagen, Danimarkë
-
Cyrih, Zvicër
-
Çikago, SHBA
-
Milano, Itali
-
Lisbonë, Portugali
-
Pragë, Republika Çeke
-
Buenos Aires, Argjentinë
-
Mumbai, Indi
-
Vankuver, Kanada
-
Rio de Janeiro, Brazil
-
Varshavë, Poloni
-
Hamburg, Gjermani
-
Shenzhen, Kinë
-
Montreal, Kanada
-
Budapest, Hungari
-
Bruksel, Belgjikë
-
Riad, Arabi Saudite
-
Kuala Lumpur, Malajzi
-
Bogota, Kolumbi
-
Guangzhou, Kinë
-
Xhakarta, Indonezi
-
Delhi, Indi
-
Las Vegas, SHBA
-
Boston, SHBA
-
Uashington, SHBA
-
Hjuston, SHBA
-
Auckland, Zelanda e Re
-
San Jose, SHBA
-
Helsinki, Finlandë
-
Orlando, SHBA
-
Taipei, Tajvan
-
Frankfurt, Gjermani
-
Lima, Peru
-
Atlanta, SHBA
-
Seattle, SHBA
-
Perth, Australi
-
Mançester, Mbretëria e Bashkuar
-
Kejptaun, Afrika e Jugut
-
Krakovë, Poloni
-
Valencia, Spanjë
-
Otavë, Kanada
-
Athinë, Greqi
-
Santiago, Kili
-
Medellin, Kolumbi
-
Këln, Gjermani
-
Dallas, SHBA
-
Brisbane, Australi
-
Hangzhou, Kinë
-
San Diego, SHBA
-
Hyderabad, Indi
-
Çengdu, Kinë
-
Denver, SHBA
-
Kalgari, Kanada
-
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe
-
Austin, SHBA
-
Filadelfia, SHBA
-
Baltimore, SHBA
-
Shtutgart, Gjermani
-
Roterdam, Holandë
-
Lion, Francë
-
Ruhr, Gjermani
-
Busan, Koreja e Jugut
-
Dusseldorf, Gjermani
-
Mekë, Arabi Saudite
-
Porto, Portugali
-
Bukuresht, Rumani
-
Birmingham, Mbretëria e Bashkuar
-
Doha, Katar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



