GJKKO kërkon hetim pasuror të deputetit Arjan Ndoja
Gjykata e Posaçme ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Arjan Ndoja.
Gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve për procedimin 1804 të vitit 2023, dhe konstatoi pavlefshmërinë e kërkesës për pushimin e hetimeve, vendosi të kthejë aktet pranë SPAK, duke urdhëruar regjistrimin e procedimit penal dhe nisjen e hetimeve.
Sipas gjykatës, gjatë gjykimit statusi i subjektit ka ndryshuar, prandaj është kompetencë e SPAK që të kryejë hetimin për deputetin.
Gjyqtari Çela kërkon hetimin e Arjan Ndojës për dy vepra penale: “pastrim parash” dhe “fshehje ose mosdeklarim të pasurisë”.
Burime për Top News bëjnë me dije se aktet tashmë janë në duart e SPAK, që ka kompetencën lëndore për të vijuar hetimin ndaj një deputeti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



