E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cikloni “bombë” në SHBA, dëborë dhe reshje të shumta
Lajme

Cikloni “bombë” në SHBA, dëborë dhe reshje të shumta

Një ‘ciklon bombë’, siç e kanë pagëzuar meteorologët, do të godasë verilindjen e SHBA këtë javë, duke sjellë erëra shkatërruese në rajonin e prekur prej disa ditësh nga një i ftohtë vdekjeprurës.

 Fenomeni pagëzohet me këtë emër, pasi trysnia e ajrit do të ulet në mënyrë aq drastike sa do të gjenerojë një stuhi shpërthyese. Ajo parashikohet të godasë të enjten; pritet të sjellë 30 cm borë në New England dhe erëra deri në 100 km në orë.

Nga Maine në Florida, çdo shtet i bregdetit lindor të SHBA po përballet me stuhi apo reshje të dendura bore. Në Tallahase të Floridas, banorët thonë se nuk kanë parë kurrë borë si ajo e këtij viti.

Kushtet e acarta, të pazakonta në Florida çuan në mbylljen e dy Universiteteve ditën e Mërkurë, e pati gjithashtu mbyllje të përkohshme të parqeve ujore të Orlandos.

Autoritetet u detyruan të hapnin dhjetëra qendra emergjence. Në Pensacola, moti i ktheu shatërvanët në skulptura akulli. Ndërkaq në “Shtetin e Palmave”, Karolinën e Jugut, palmat pritet të mbulohen nga akulli e bora e stuhia pritet të nxjerrë jashtë funksionit linjat e energjisë elektrike.

Mbi 1 mijë borëpastruse dhe kamione me kripë janë pozicionuar në Karolinën e Jugut. Më në jug, në Xhorxhia u shpall gjendja e emergjencës për 28 konte bregdetare.

Qyteti i Nju Jorkut po përjeton temperatura të ulëta rekord që prej Krishtlindjeve. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në SHBA, si pasojë e motit të ftohtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.